Shërbimet
Sjellim inovacionet më të fundit teknologjike për klientët tanë.
Shërbimet
Fusha jonë e ekspertizës konsiston në projektim, mbikëqyrje, konsulencë dhe realizime të sistemeve të ngrohjes dhe ventilimit, ajrit te kondicionuar, sistemeve hidraulike, si dhe mirëmbajtjen dhe servisimin e sistemeve HVAC. Projektojmë dhe instalojmë produkte me cilësi më të lartë dhe jemi 100% të përkushtuar për të ofruar shërbimin më të mirë dhe inovacionet më të fundit teknologjike për klientët tanë.

Ngrohje dhe ftohje
Ofrojmë të gjitha sistemet e ngrohjes dhe ftohjes. Stafi ynë është i trajnuar dhe i specializuar për zbatimin dhe mirëmbajtjen e projekteve, të cilat janë të çertifikuara nga kompani me renome botërore. Objektivi ynë kryesor është t’i sjellim rehati klientëve tanë, gjithnjë duke i dhënë rëndësi ruajtjes së mjedisit. Falë kujdesit që i kushtojmë projektimit, instalimit dhe mbështetjes pas shitjes, TERMOCONSING ka arritur besueshmëri të lartë tek klientët.

Ventilim
Ofrojmë sisteme të ajrit të ventiluar për të krijuar një ambient të pastër dhe të rehatshëm që rritë mirëqenien e përdoruesve të ndërtesave. Stafi ynë i posedon të gjitha shkathtësitë e nevojshme për ta përcjellë hap pas hapi procesin e projektimit dhe instalimit të sistemeve të ventilimit. Po ashtu, jemi kurdoherë të gatshëm për t’i asistuar klientët tanë në rast nevoje.

Klimatizim
Ofrojmë instalimin e ajrit të kondicionuar rezidencial dhe komercial me cilësi të lartë. Ne angazhohemi që të ofrojmë tek klientët tanë sisteme efikase të klimatizimit që përmirësojnë cilësinë e ajrit të brendshëm dhe ruajnë cilësinë e jetesës brenda hapësirave të të klimatizuara. Shërbimet tona të klimatizimit mundësojnë ruajtjen e shëndetit dhe atë të mjedisit, në të njëjtën kohë edhe duke kursyer energjinë.

Punimi i kanaleve për ventilim/kondicionim
Ofrojmë produkte me cilësi të lartë përmes departamentit tonë për prodhimin e kanaleve të ajrit të kondicionuar që përfshijnë të gjithë aksesorët e nevojshëm si Flanzhe dhe Këndore për lidhjen e kanaleve. Me mbi 16 vite përvojë pune, produktet tona prodhohen duke përdorur lëndë të parë të cilësisë së lartë që i plotëson të gjitha standardet ndërkombëtare të cilësisë.

Servisim
Ekipi ynë ofron servisime profesionale duke qenë servisues të autorizuar të prodhuesve me renome botërore të HVAC, kompanisë SAMSUNG.

Mirëmbajtja
Pas instalimit të produkteve dhe ofrimit të shërbimeve tona, ofrojmë mirëmbajtje gjithnjë të disponueshme pavarësisht nevojës së klientëve.
Shërbimet tona
Procesi i përgjithshëm i punës
Ngrohje
Projektim
Instalim
Mirëmbajtje
Servisim
Ftohje
Projektim
Instalim
Mirëmbajtje
Servisim
Ventilim
Projektim
Instalim
Mirëmbajtje
Servisim
Punimi i kanaleve për ventilim/kondicionim
Projektim
Instalim
Mirëmbajtje
Servisim